“Çdo grua e meriton një mashkull si ai”, partnerja e Vis Pupës tregon si u njohën

Prishtinë | 03 Qer 2023 | 11:52 | Nga Ekonomia Online

Belina Pupa ka bërë një rrëfim ndryshe për podkastin “Zë me Mirën”. Në këtë rrefim të saj Belina tregoi dhe sesi është njohur me Visin.

Belina Pupa: Visin e kam takuar komplet rastësisht në një moment që as e kam menduar. Hera e parë që vija në Shqipëri mbas 10 viteve në Amerikë. Isha në Velipojë. 24. 25 jemi fejuar me Visin. 24 kam qenë kur jemi takuar për herë të parë. Kemi kaluar një ditë të gjithën bashkë. Hëngrëm drekë. Kemi shkuar në darkë në një club, pastaj nuk kishte as numër telefoni, asgjë.

Mira Kazhani: U puthët atë ditë?

Belina Pupa: Jo, fare. Thjesht e shikoja që po më jepte shumë muhabet, po thoja: Ok, qenka shumë djali i mirë dhe unë po i jap muhabet. Se ne të huajt kështu vdesim të flasim. Se dimë ku jemi në mes. Jemi të huaj, jemi shqiptarë a çfarë jemi. (qesh)

Mira Kazhani: E dije që ishte Vis Pupa i “Portokallisë” apo jo?!

Belina Pupa: Po, e dija se e kisha parë. E kisha shumë qejf. E thashë, mbesa ime ka mësuar shqip me Visin, me rolin e Avdiut. Unë ika në Amerikë. Ai ishte në Shqipëri.

Mira Kazhani: Si e gjeti numrin e telefonit?

Belina Pupa: Në atë kohë sa kishte filluar Facebook. S`ka qenë Instagrami. Më kishte dërguar një mesazh: “Jam Visi. Të lutem ma jep numrin e telefonit, sepse jam në Neë York edhe të bëjmë pak thashetheme”. Edhe Visi tip thashethemesh…! (qesh) Visi vetëm për thashetheme nuk është. Po kishte hallin të merrte numrin. Ia dërgova numrin direkt. Nuk e lashë të priste. Ndërsa ai më la mua të prisja katër orë gjoja duke bërë si i rëndësishëm që s`po e marr direkt në telefon. Dhe kaq ishte, fillimi dhe mbarimi ynë. Filluam duke folur.

Mira Kazhani: U takuat në New York?

Belina Pupa: Jo nuk u takuam atëherë. Thjesht shkëmbyem numrat. Ai u kthye në Shqipëri.

Mira Kazhani: Po pse nuk u takuat? Nuk ishe në New York?

Belina Pupa: Isha në Detroit. Ishte kohë Christmas. Ai ishte me koncerte. Më ftoi të shkoja në New York dhe e ftova dhe unë të vinte në Detroit, por bëmë kështu sikur: Jo, se do takohemi ndonjëherë tjetër. Një gjë që unë i kam kërkuar Visit dhe ai mua dhe mendoj se lidhja jonë është forcuar dhe ka vazhduar në këtë lloj faze, sot jemi 14 vjet më vonë, është se ne gjithmonë kemi kërkuar transparencë. Deri më sot që flas marrëdhënia jonë vazhdon ashtu sepse neve kemi qejf që secili, çfarëdolloj gjëje të jetë, sado i madh gabimi, e keqja, e mira, të tregojmë të vërtetën për jetën tonë me njëri-tjetrin. Kur ti s’ke sekrete në çift mendoj se është diçka shumë e shenjtë që një marrëdhënie të vazhdojë gjatë. Se martesa nuk është thjesht se ke një burrë dhe ti je gruaja. Unë e mendoj martesën si partnership (partneritet), që ti dhe partneri yt jeni dy shokë. Jeni dy individë që thjesht e keni jetën bashkë. Edhe Visin prandaj vazhdoj ta dua dhe ta vlerësoj dhe të flas me të. Jo thjesht sepse është partneri dhe burri im, por e kam tamam shok. Qëkur jam lidhur me Visin dhe deri më sot, gjithmonë më ka lënë të jem e lirë. E lirë në kuptimin që të rritem në profesion, t’i bëj gjërat vetë, sa më e lirë. Mendoj se çdo grua e meriton një mashkull si Visi. Thjesht është çështje fati.

Të ngjashme