Në garën për raportues të Kosovës në Këshillin e Evropës, gjermani Peter Bauer ka mundur rusin Aleksey Kondratyev.
Në lidhje me këtë Behgjet Pacolli, në Facebook e shprehu lumturinë e tij me rastin e zgjedhjes së Peter Bauer si raportues për Kosovën në kuadër të Këshillit të Evropës,.
Pacolli tha se çdo zgjedhje tjetër do të ishte e panatyrshme.
“Bashkëpunimi me z.Bauer do të jetë shumë i rëndësishëm për të ardhmen integruese të Kosovēs”, shkroi Pacolli.
Postimi i plotë:
Jashtëzakonisht i lumtur me zgjedhjen e Peter Bauer si raportues për Kosovën në kuadër të Këshillit të Evropës.
Cdo zgjedhje tjetër do të ishte e panatyrshme. Bashkëpunimi me z.Bauer do të jetë shumë i rëndësishëm për të ardhmen integruese të Kosovēs./I