Dani Ceballos e ka pranuar që ka folur me ish-trajnerin e tij te Real Betisi gjatë janarit, por insiston në synimin që të luftojë për vendin e tij te Real Madridi.
Ai u transferua te mbretërit gjatë verës së kaluar, por nuk ka gjetur vend te madrilenët që prej ardhjes së tij.
“Është e vërtetë që në Krishtlindje ai [Setien] më ka kontaktuar”, tha Ceballos për Deportes Cuatros.
“Por ideja ishte ime është e qartë, që të qëndroj në Madrid”.
“Kah fundi i stinorit shumë gjëra mund të ndodhin. Kam kontratë në Madrid. Asgjë dhe askush nuk do të ma marrë shpresën”.