Çekia me dy mendje për Kosovën

Prishtinë | 11 Sht 2019 | 16:36 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Çekisë, Millosh Zeman, dëshiron të diskutojë me zyrtarët kushtetues çekë mundësinë që vendi i tij ta tërheqë njohjen e Kosovës si shtet të pavarur.

Sipas zëdhënësit të tij, Jiri Ovcacek, Zeman i bëri këto komente në një konferencë për media në Beograd, pas takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Shteti, i udhëhequr nga kriminelët e luftës, nuk i përket bashkësisë së shteteve demokratike”, tha Zeman, duke iu referuar Kosovës.

Kryetari i Senatit çek, Jaroslav Kubera, tha se ideja e presidentit për tërheqjen e njohjes së Kosovës, është joreale.

“Presidenti mund të thotë çfarë të dojë, por nuk është ai që mund të bëjë diçka. Do të ishte debat i madh për asgjë”, tha Kubera për portalin çek iDnes.

Sipas tij, Zeman i bëri komentet e tilla vetëm për t’iu pëlqyer serbëve.

Kosova është njohur nga Çekia në vitin 2008 – pak kohë pas shpalljes së pavarësisë – kur kryeministër i këtij vendi ka qenë Mirek Topolanek, ndërsa ministër i Jashtëm, Karel Schwarzenberg.

“Nëse një shtet njihet, ne nuk mund të themi më se nuk ekziston”, tha Schwarzenberg për portalin iDnes.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme