Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, takoi Emisaren e veçantë të Ministrisë së Jashtme të Çekisë për Ballkanin Perëndimor, Janina Hrebickova, me të cilën diskutoi për procesin integrues të Kosovës dhe të ardhmen evropiane të rajonit.
Hoxha theksoi që e ardhmja e Kosovës mbetet ngushtë e lidhur me integrimin tonë në BE dhe në përqafimin e vlerave euro-atlantike. Më tej, ajo shtoi që perspektiva jonë evropiane por edhe e gjithë rajonit është konsensus i brendshëm i të gjitha shteteve anëtare gjë që është rikonfirmuar në strategjinë e zgjerimit te BE-së për Ballkanin Perëndimor.
Hrebickova vlerësoi të arriturat e Kosovës në procesin integrues në zbatimin e MSA-së dhe reformat e ndërmarra duke theksuar se Republika Çeke do të vazhdoj të mbështesë Kosovën si pjesë e perspektivës integruese të Ballkanit Perëndimor duke mos përjashtuar asnjërin vend.
Hoxha e falënderoi Hrebickovan për mbështetjen e vazhdueshme të Republikës çeke ndaj Kosovës dhe rajonit.