Kombëtarja e Çekisë ka kaluar në epërsi ndaj asaj të Kosovës duke shënuar golin e parë të ndeshjes.
Ishte futbollisti Patric Schick ai që ka realizuar këtë gol në minutën e 15-të takimit, njofton Klan Kosova.
Përballja për t’u kualifikuar për Euro 2020 është duke u zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Më poshtë mund t’i gjeni formacionet e të dyja skuadrave.
Kosova: Muric, Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Hadergjonaj, Voca, Halimi, Zhegrova, Celina, Rashani, Muriqi.
Çekia: Vaclík, Kadeřábek, Čelůstka, Darida, Masopust, Jankto, Soucek, Suchy, Boril, Schick, Kral.