Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, dhe kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi gjatë vizitës në Zvicër janë pritur në takim nga Gianni Infantino, i pari i FIFA-s.
Sipas njoftimit, në takim është diskutuar për zhvillimin e infrastrukturës sportive.
“Bashkë diskutuan për zhvillimin e infrastrukturës sportive në vend ndërsa u prezantua plani 5-vjeçar për renovimin e stadiumeve ekzistuese dhe ndërtimin e stadiumeve të reja në vend”, thuhet në njoftim.
“Ndërtimi i urave të bashkëpunimit dhe alternativave të mbështetjes financiare për këto projekte, u theksuan nga Presidenti i FIFA-s, duke shtuar se do të gjejnë rrugë për mbështetje”.