Çeku për arritjen e boksieres Sadiku: Moment plot krenari për vendin tonë

Prishtinë | 09 Mar 2024 | 14:38 | Nga Ekonomia Online

Ministri për Kulturë, Rini dhe Sport, Harjulla Çeku, tha se për Kosovën është krenari, fakti që boksierja kosovare, Donjeta Sadiku, e ka siguruar normën e parë olimpike në histori të boksit të Kosovës.

“Moment plot krenari për vendin tonë. Urime Donjetës, federatës së boksit dhe komunitetit të sportit”, shkroi Çeku në X.

Sadiku e siguroi kualifikimin në Lojërat Olimpike “Paris 2024”, pasi e mposhti italianen, Alessia Mesiano.

Të ngjashme