Kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës nga radhët e PDK-së, Lirak Çelaj, ka thënë sot se partia e tij, ka ndryshuar rrjedhën e historisë.
“Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka histori të ndryshimit, ka ndryshuar rrjedhën e historisë, jemi parti e fjalës dhe punës”.
Ai ka përmendur luftën, duke thënë se njerëzit e PDK-së, me kontributin e tyre në luftë, kanë ndryshuar vendin, raporton EkonomiaOnline.
“Kemi arritur ta reformojmë vetën, kemi ndryshuar vendin tonë, atëherë kur u dashtë me fol me pushkë kemi fol me pushkë”, ka theksuar Çelaj.
Çelaj tha se kryeqyteti vazhdon të jetë në ankth nga trafiku dhe se ora për prishtinën ka ndaluar.
“Prishtina edhe 17 vite pas luftës vazhdon të jetë në ankth, me ankthin e trafikut, edhe në fushat tjera. ora për Prishtinën ka ndaluar, por me ne Prishtina do të lëviz më shpejte se kurrë më parë”, tha ai.
Zëvendëskryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj tha se PDK është partia e shpresës, besimit.
“Ky tubim flet diçka më shume, ku PDK është partia e shpresës, partia e besimit, ku ju i keni besuar shumë”, ka thënë Hoxhaj.
Ai tha theksoi se ndryshimi i parë i madh në këtë vend, ka ndodhur më 1999, dhe me 2008, kur është shpallur Pavarësia e Kosovës.
“Ndryshimi i parë i madh në këtë vend, ka ndodhur më 1999, nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, ndryshimi tjetër në vitin 2008, Pavarësia e Kosovës të cilës i ka pri PDK”, tha Hoxhaj.
Më tej Hoxhaj tha se është kontribuar në rritjen e pagës që merr mjeku, polici e zjarrfikësi, e gjithashtu kontributi për veteranët.
“….. por kemi kontribuar edhe të veteranët e luftës të cilët kanë bë luftë të shenjtë për çlirimin e Kosovës”, tha Hoxhaj.
“Ndryshimi i këtyre zgjedhjeve ka vetëm 3 fjalë: ekonomia, ekonomia dhe vetëm ekonomia”, përfundoi ai.
Kandidati për kryetar të Gjilanit nga PDK-ja, Zenun Pajaziti, tha se “Novobërda janë lodhur nga qeverisjet e tjera, dhe shumë qytete tjera, qytetarët thanë se ndryshimi duhet të ndodh. Pasi isha edhe në Gjilan ata kërkuan që Gjilanit t’i kthehet PDK-ja, t’ju kthehet një qeverisje e mirë. Gjilanit ja premtuam autostradën, seps ekëtë e bënë vetëm partia demokratike e kosovës”.