Çelaj shpalos programin për parkingjet dhe problemin e trafikut

Prishtinë | 02 Tet 2017 | 12:32 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës, Lirak Çelaj, mbajti konferencë për media duke shpalosur shtyllën e parë të programit kryesore për qeverisjen e Prishtinës.

Çelaj ka përmendur si prioritet organizimin e trafikut në qytet, dhe riorganizimin e zonës së parë, duke bërë kështu që të ketë më pak ngarkesë në kryeqytet.

“Shtylla e parë e programit të  është organizimi i trafikut në qytet si dhe riorganizimi i zonës së parë, shkarkimi i trafikut”, ka thënë Çelaj.

Ai ka thënë se rruga “Agim Ramadani” dhe “Luan  Haradinaj”, do të bëhet një drejtim-she, gjë që sipas tij me këtë ndërhyrje do të ketë lëvizje më të shpejtë të makinave, që e rrit dinamiken dhe lëvizjen, raporton EkonomiaOnline.

Çelaj tha se përveç lojërave me autobus asgjë tjetër nuk është bërë në trafikun urban.

Pretendenti për kreun e Prishtinë tha se do ta bëjnë edhe zonën e gjelbër të parkingut e cila do të shërbej vetëm për banorët e lagjes përkatëse pasi ka shume ankesa se të tjerët po ua zënë parkingun.

Po ashtu ai tha se do të jetë edhe zona e bardhë e parkingjeve e cila do të shërbej për ata që vijnë në qendër të për kryer ndonjë punë administrative por që do të jetë me orar të limituar prej dy orëve.

“Çështja e parkingjeve, në secilën anë nga një parking, tri vende të mundshme është prapa komunës ku është SDKP, parking nëntokësor. E dyta mes katedrales dhe Fakultetit Filologjik, ku do te lidhet kjo pjesë me sheshin, dhe një prapa pallatit të rinisë” , ka theksuar Çelaj.

Ndër prioritetet e kandidatit  të PDK-së për kryetar të Prishtinës

– Krijimi i unazës së parë

– Rrugët një kahesh

– Shiriti i veçantë për Taksi dhe Autobusë lokalë

– Ndërtimi i shtigjeve për biçiklistë

-Parking i sigurt –  tri parkingje nën tokësore

–  Biletë e integruar

-Rregullimi i parkingut të përhershëm në rrugë dhe trotuare

– Ndalimi i qarkullimit dhe parkingut në zonën e parë.

 

Të ngjashme