Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, sot mori pjesë në përvjetorin e parë të çerdhes për fëmijë “Botanika”, çerdhes së parë me bazë në komunitet në Prishtinë.
Ai me këtë rast përshëndeti fëmijët dhe edukatoret e këtij institucioni, duke iu uruar edhe shumë përvjetore tjera të suksesshme.
Drejtoresha e çerdhes, Kadrie Asllani tha se në këtë çerdhe po vazhdon të bëhet punë e mirë në edukimin e fëmijëve dhe se tani çerdhja ka 75 fëmijë nga 9 muaj deri në 6 vjeç, për të cilët kujdesen 13 edukatore.
“Botanika” është çerdhja e parë me bazë në komunitet dhe që nga hapja e sa janë hapur edhe katër të tjera, ndërsa tri janë në ndërtim e sipër.
Këto çerdhe udhëhiqen nga këshilli i prindërve të lagjes, ndërkaq Komuna e Prishtinës përveç që i ka ndërtuar, adoptuar dhe furnizuar objektet, i subvencionon prindërit me të ardhura nën 1000 euro me 50% të kostos.