Çereku i ministrave dhe shumë deputetë me aktakuza

Prishtinë | 28 Sht 2018 | 07:58 | Nga

Disa ministra të kabinetit qeveritar kanë aktakuza të ngritura nga Prokuroria për “Keqpërdorim të detyrës zyrtare” dhe për “Korrupsion”. Probleme me ligjin kanë edhe shumë deputetë të Kuvendit të Kosovës. Përfaqësues të shoqërisë civile thonë se qeverisja me “duar të pastra” nuk mund të bëhet me ministra ose me zyrtarë të lartë publikë që kanë probleme me drejtësinë, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Pavarësisht se ndaj tyre tashmë janë ngritur aktakuza për “Keqpërdorim të detyrës zyrtare” dhe për “Korrupsion” disa ministra të Qeverisë së Kosovës dhe disa deputetë të Parlamentit po vazhdojnë të qëndrojnë nëpër pozitat e tyre.

Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë Besim Beqaj e ministri i FSK-së Rrustem Berisha janë disa prej ministrave aktualë, të cilët vazhdojnë të drejtojnë dikastere të rëndësishme qeveritare, ndonëse kanë aktakuza të ngritura nga Prokuroria.

Po ashtu aktakuza nga Prokuroria Speciale janë ngritur edhe ndaj deputetëve Zenun Pajaziti (PDK), Milaim Zeka (Nisma), Shkumbim Demaliaj (AAK), si dhe ndaj disa deputetëve të LVV-së (për hedhje të gazit lotsjellës).

Të ngjashme