Certifikohen 70 bletarë nga “Tika”, synohet rritja e kualitetit të mjaltit

Prishtinë | 22 Shk 2024 | 15:47 | Nga Natyra Salihaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

70 bletarë janë certifikuar në kuadër të “Programit të Zhvillimit të Bletarisë së Qëndrueshme-Trajnimi për Lidhjen e Bletarëve të Kosovës” të organizuar nga Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim “Tika” me Lidhjen e Bletarëve të Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Aty u tha se trajnuesit kanë ndjekur me sukses trajnimin disa javor, ndërsa synohet të rritet kualiteti i mjaltit.

Koordinatorja e Agjencisë “Tika”, Fulja Asllan, tha se planifikojnë rritjen e bashkëpunimit edhe me komunat e tjera.

“Jemi në ditën e tretë të trajnimeve të zhvilluara nga Agjencia turke për bashkëpunim dhe koordinim. Ne zakonisht kur i organizojmë trajnimet kur i numërojmë pjesëmarrësit disa nuk vijnë 10 për qind e atyre nuk vijnë në ditën e fundit të trajnimit. Ndërsa sot jemi në ditën e fundit të trajnimit kemi pas rritje 20 për qind dhe dua të shpreh kënaqësi për pjesëmarrjen tuaj. Ne kemi planifikuar 50 pjesëmarrës ndërsa sot kemi 70. Si e ceka në ditën e parë të gjithë e dimë se Kosova e ka një natyrë të pasur. Mirëpo statistikat po na tregojnë se faktikisht mundësitë nuk po përdoren sa duhet, dhe në anë të trajnimeve tona ne synojmë të rrisim përdorimin e këtyre mundësive që ka Kosova në rritjen e kualitetit të mjaltit dhe të arrijmë synimet tona. Ky trajnim tre ditor do mbarojë nga nesër dhe do mbahet trajnimi edhe në Pejë dhe synimi jonë është të vazhdojmë të punojmë edhe në vende tjera”, tha Asllani.

Kryetari i Lidhjes së Bletarëve të Kosovës, Sylejman Zogiani në një fjalë rasti tha se ky ka qenë një kurs shumë i frytshëm.

“Ky nivel i kursit është shumë i dobishëm. Këta kursant e përcjellin njohuritë edhe tek bletarët tjerë. Kështu që, përpos trajnimit ky e ka edhe një fushë më të gjerë që përcillet edhe te bletarët tjerë”, tha Zogiani.

Të ngjashme