Certifikohen drejtorët e koordinatorët e cilësisë, synohet zvogëlimi i varfërisë e përmirësimi i punësimit

Prishtinë | 17 Tet 2022 | 12:01 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka bërë certifikimit të 39 drejtorëve dhe koordinatorëve e 14 trajnerë të cilësisë në shkollat e Arsimit dhe Aftësimit Profesional, raporton Ekonomia Online.

Aty u tha se qëllimi i përgjithshëm i projektit është të zvogëlohet varfëria përmes rritjes së pjesëmarrjes në tregun e punës dhe përmirësimit të punësimit për popullatën në Kosovë.

Përfitues të këtij programi janë 10 shkolla profesionale në Kosovë, ndërsa  u tha se për synim kanë fuqizimin e cilësisë dhe rëndësisë së programeve të arsimit dhe trajnimit për tregun e punës dhe mbështetja e përshtatjes së kornizës legjislative dhe mekanizmave si një parakusht për rritjen e punësueshmëris.

Një nga komponentët kryesorë të projektit ALLED2 është fuqizimi i mekanizmave të sigurimit të cilësisë brenda sistemit të arsimit dhe trajnimit, si një parakusht për rritjen e punësimit dhe rëndësinë e programeve të arsimit dhe trajnimit.

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, tha se qëllim kanë që të aplikojnë në mënyrë sistematike për sigurimin e cilësisë në të gjitha nivelet e arsimit.

“Qëllimi i ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit është që të aplikojmë në mënyrë sistematike mekanizmat për sigurimin e cilësisë në të gjitha nivelet e arsimit. Me këtë rast në shkollat profesionale këtë e iniciuam me ndihmën e projektit ALLED 2, i cili na ndihmoi në mënyrë sistematike për ofrimin e cilësisë nëpër shkollat profesionale”.

“ALLED 2 zhvilloi një program gjithëpërfshirës për qasje të standardizuar drejtë zbatimit të plotë të sigurimit të cilësisë në nivel të ofruesve, duke mbështetur atë që tashmë ishte ofruar tashmë edhe nga programet e ndryshme. Fillimisht është kryer një performancë mbi koordinatorët për sigurimin e cilësisë”, tha Nagavci.

Ambasadori i Austrisë në Kosovë, Christoph Weidinger, tha se me këtë projekt po mbështesin zhvillimin e shkollave profesionale në Kosovë, raporton EO.

“Projekti i ALLED ka mbështetur shkollat profesionale për të mirëmbajtur mekanizmat e sigurimit të cilësisë dhe duke mbështetur më tutje zhvillimin e kapaciteteve të koordinatorëve si dhe sigurimi të cilësisë për drejtorët e shkollave profesionale”.

“…gjithashtu duhet të fokusohemi edhe në atë çka kemi arritur sa i përket intervenimit të deritanishëm, 31 koordinatorë nga 20 shkolla profesionale në Kosovë, ku përfshihen 30 për qind të shkollave profesionale dhe drejtorët e shkollat kanë marrë pjesë në një program gjithëpërfshirës të përgatitur nga ana jonë. Koordinatorët e cilësisë kanë pasur mundësinë që të mbajnë nivelin e kolegëve dhe të ndihmojnë njëri-tjetrin për mentorimin dhe këshillimin nga ana e njëri-tjetri”.

“Arsyeja pse kemi zbatuar këtë projekt, është që të ndihmojmë shkollat profesionale në Kosovë që të jenë më cilësore më konkurruese”.

Efka Heder, drejtoreshë e projekti ALLED 2, tha se trajnimet janë zhvilluar në 30 për qind të shkollave dhe se janë të gatshëm të implementojnë këtë program në të gjitha shkollat.

“Kemi zhvilluar një 30 përqindësh në shkollat. Jemi të gatshëm për implementimin në të gjitha shkollat në përputhje me politikat e BE-së”.

Johannes Madsen nga Zyra e BE-së në Kosovë, tha se sigurimi i cilësisë në shkolla profesionale në shkollat është i domosdoshme për përgatitjen për treg të punës.

“Shkalla e papunësisë mbetet e lartë me 17.7 për qind. Problemi më i madh është se fuqia punëtore joaktive mbetet 60 për qind, duke ndikuar kryesisht gratë. Disa numra janë mbresëlënës për mua. 77.5 për qind kanë qenë në vitin 2021, vetëm 14 për qind të grave formalisht punojnë në Kosovë. Ka arsyeje të shumta pse është kjo gjendje kështu”.

“Bizneset private nuk janë të kënaqur me shkathtësisë dhe hezitojnë të marrin të rinjtë në punë që kanë diplomuar nga shkollat profesionale”.

Anton Gojani, koordinator për sigurimin e cilësisë dhe arsimin e lartë në projektin ALLED 2, tha se përkundër faktit që gjatë pandemisë shkollat janë mbyllur dhe mësimi ka vazhduar online, drejtorët dhe koordinatorët janë adaptuar me këtë proces dhe kanë siguruar cilësi.

“Kënaqësia më e madhe është që përkundër sfidave që kemi pasur dhe kemi shkuar në mbyllje sa shpejt janë adaptuar drejtorët dhe koordinatorët në sigurim të cilësisë, dhe nuk janë ndalë, nuk janë ndalur edhe online gjatë procesit dhe gjithë bashkë me ne kanë qenë me një përkushtim të hatashëm, as një herë nuk janë ndalur edhe me kontributin edhe obligimin edhe detyrat edhe përkushtimin të cilin e kanë marr. Mbi atë që kemi bërë kemi filluar të ndërtojmë një program është i ndërlidhur nga dy perspektiva”, tha ai.

Lindita Ibishi eksperte e projektit ALLED 2, u shpreh se në këtë proces kanë qenë të përfshirë rreth 600 mësimdhënës dhe se numri i anëtarëve të vetëvlerësimit ka qenë prej 24 deri në 60 anëtarë.

“Kemi pasur rreth 600 mësimdhënës të tjerë të përfshirë në këtë proces në kuadër të ekipeve te vetëvlerësimit të cilat janë themeluar në kuadër të shkollave profesionale nga drejtorët dhe koordinatorët për sigurim të cilësisë. Numri i anëtarëve të vetëvlerësimit ka qenë prej 24 deri në 60 anëtarë. Gjatë këtij procesi kemi trajtuar në detaje çdo fazë të ciklit të cilësisë le të themi çdo hapë të procesit”.

Të ngjashme