Aksidenti te “Kafet e vogla” në Prishtinë, arrestohet shoferi i veturës që goditi dy motoçikleta

Prishtinë | 21 Maj 2024 | 10:01 | Nga Ekonomia Online

Ditën e djeshme ka ndodhur një aksident mes një veture dhe dy motoçikletave tek “Kafet e Vogla” në Prishtinë.

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka dhënë detaje lidhur me këtë aksident të rënë ku ishin të përfshirë një veturë dhe dy motoçikleta.

Për pasojë, lëndime pësuan dy drejtuesit e motoçikletave.

Policia bërë të ditur se drejtuesi i veturës mashkull kosovar është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Raportohet se ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një veture dhe dy motoçikletave. Si pasojë, dy drejtuesit e motoçikletave meshkuj kosovarë kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK”, thuhet në raportin e policisë.

Të ngjashme