Çështja e azilit, temë e takimit mes Hoxhës dhe UNHCR-së

Prishtinë | 07 Sht 2017 | 14:28 | Nga

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Valdet Hoxha, priti në takim përfaqësuesen Rajonale për Evropën Juglindore të UNHCR-it, Anne Christine Eriksson, dhe shefin e misionit për Kosovë, Narasimha Rao, me të cilët diskutuan për gjendjen aktuale në fushën e azilit dhe ngritjen e kapaciteteve të institucioneve vendore në këtë fushë.

Zëvendësministri Hoxha dhe  Eriksson u pajtuan që Ministria e Punëve të Brendshme tashmë ka ngritur një sistem funksional në çështjen e azilit dhe se po punohet intensivisht në përmirësim të kapaciteteve ekzistuese qoftë përmes trajnimeve të ndryshme, por edhe përmes mbështetjes dhe bashkëpunimit me organizatat ndërkombëtare.

Zëvendësministri Hoxha e njoftoi Erikssonin edhe për trendin e azilkërkuesve që vijnë në vendin tonë, duke konstatuar një rënie të lehtë të azilkërkuesve në vitin aktual.

Ai u zotua për një angazhim serioz dhe profesional në trajtimin e kësaj kategorie në nevojë, ashtu siç kërkohet me normativat ndërkombëtare.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme