Shqiptarët largohen nga Gjermania, destinacioni i radhës Franca

Prishtinë | 21 Qer 2017 | 13:05 | Nga

Numri i shqiptarëve që kanë udhëtuar drejt vendeve të Bashkimit Europian për të kërkuar azil është i lartë edhe gjatë këtij viti.

Të dhënat e Eurostat tregojnë se për tremujorin e parë të 2017-ës, janë 5440 shqiptarë, të cilët kanë kërkuar azil për herë të parë në një nga vendet e unionit.

Kjo shifër ka ardhur në ulje si nga e njëjta periudhë e një viti më parë (-16%), ashtu edhe nga tre muajt e mëparshëm (-22%).

Receta E Lashtë Që Eliminon çdo Sëmundje Të Përbashkët Brenda 4 Ditëve
Ndryshimi më i madh ke qenë në destinacionin që shqiptarët ndjekin për të kërkuar azil, ku Franca është bërë ndjeshëm vendi më i kërkuar.

Janë pothuajse 3 mijë shqiptarë që kanë kërkuar azil për herë të parë në vendin evropian. Shqiptarët në Francë përbëjnë shtetësinë me më tepër azilkërkues me 13%.

Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar janë më pas vendet kryesore ku shqiptarët kërkojnë azil, me përkatësisht 1035 dhe 425 azilkërkues për herë të parë. Në raport me totalin e azilkërkuesve, shqiptarët zënë vendet e para edhe në Islandë, Lihtenshtajn dhe Irlandë.

Ndërkohë në të gjithë Evropën, Gjermania dhe Italia janë dy vendet e preferuara nga azilkërkuesit që vijnë kryesisht nga Afrika Veriore dhe Lindja e Mesme.

Kërkesat për azil nga vendet e Ballkanit Perëndimor kanë ardhur vazhdimisht në ulje, me Serbinë si vend origjine nga ku ka pasur vetëm 1 390 kërkesa të reja.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme