Çështja e riatdhesimit të qytetarëve përplasë keq deputetët e pozitës dhe opozitës

Prishtinë | 22 Maj 2020 | 15:55 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Me tone të larta, akuza për shpifje, shkelje të Kushtetutës, ka shkuar mbledhja e Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë, ka është diskutuar lidhur me riatdhesimin e qytetarëve të Kosovës,  gjatë situatës së krijuar nga pandemia COVID-19, raporton Ekonomia Online.

U vendos që prapë drejtori i përgjithshëm në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Disaporës, Albert Prengaj  të ftohet për raportim para anëtarëve të Komisionit.

Kryesusja e komisionit Time Kadrijaj tha se ka kërkuar nga ambasadorët informata për numrin e qytetarëve që kanë kërkuar për tu kthyer dhe kanë ftuar për  raportim drejtorin e përgjithshëm Albert Prengaj që të raportojnë por nuk iu është përgjigjur kërkesës së komisionit.

“U kam shkruar edhe ambassorëve për të pasur informata nga dora e parë për të ditur se sa qytetarë kanë aplikuar për me u kthyer, disa kanë kthyer përgjigjje e disa jo”, tha ajo.

Ajo ka thënë se si Komision kanë kërkuar raportim nga ana e drejtorit të Përgjitshëm në MPJD dhe nuk kanë marrë përgjigje.

“Me shkrim i jemi drejtuar që të raportoj drejtori Albert Prengaj dhe ka refuzuar që të vije të raportoj. Për këtë çështje më pas u jemi drejtu me shkrim ku na kan kthy një raport të mangët. Për mua është i pakuptimtë refuzimi i drejtorit për  të ardhur dhe raportuar për këtë çështje”, shtoi Kadrijaj.

Por ndryshe nga kryetarja, mendon anëtarja tjetër e komisioni që vije nga Vetëvendosje. Fatmire Mulhaxha- Kollçaku  tha se cështja e riatdhesimit të qytetarëve  është menaxhuuar mirë nga Ministria e Jashtm.  Ajo tha se pas relaksimit të situatës,  secilit  qytetarë duhet të i mundësohet kthimi.

“Gjatë kësaj kohe ne jemi ndjerë mirë që MPJD-ja ka qenë në kontakt të përhershëm me ambasadorët.  Tani jemi në një kohë shumë më të relaksuar kur mund të flasim për kthim të qytetarëve  në krahasim me situatën në fillim  e cila sjellë shumë të panjohura. Për riatdhesimin e qytetarëve tanë që kthimi të bëhet me kujdes. Tani cdo qytetarë që është i interesuar duhet t\i mundsohet kthimi”, tha ajo.

Edhe deputeti i LDK-së, Arben Gasji ka thënë se drejtori i MPJD-së e ka për obligim që të raportojë para Komisionit.

 “Drejtuesit kryesor të minsitrive janë të obliguar sa herë që komisioni i fton në takim të raportojnë.

Këto janë detyrimet për organet qendrore dhe nuk ka të drejtë asnjë deputet apo komision parlamentarë ta refuzoj. Mendoj se jemi në situatë delikate por pjesa tjetër e administratës qëndrore duhet të funksionoj.  Në këtë rast  sekretari dhe drejtori i Përgjithshëm kanë obligim ligjor që t’i përgjigjen Komisionit për  Punë të Jashtme”, shtoi Gashi.

Mosraportimi nga ana e drejtorit paraqet shqetësim edhe për deputeten e PDK-së, Ariana Musliu- Shoshi. Ajo shprehu dyshime se se drejtori ka presion nga ministri Glauk Konjufca.

“Është shqetësuese qasja e ministrisë dhe ministrit.  Është bërë po ashtu shkelje kushtetuese pasi qytetarëve nuk mund të u tregosh ku të kthehesh. Drejtori i përgjishëm është dashur të vije dhe të  raportoj përvec nëse ka presion të jashtëzakonshëm nga ministri”, tha Shoshi.

Ndërkohë e ashpër me të gjithë anëtarët e Komisionit është treguar deputetja e VV-së, Fitore Pacolli. Ajo i ka akuzuar kolegët deputet se po shpifin dhe përhapin dezinformata.

“Për 52 ditë po kërkoni kapacitete. Nuk mundesh, të kishi punu më mirë i kishim pas. Arben mundeni me e thirr në interpelacë  ministrin. Riatdhesimi ka ndodhur, është duke ndodhur dhe  është duke shkuar shumë mirë. Mos përhapni dezinformata”, tha ajo.

Por deputetja e PDK-së,  Ariana Musliu- Shoshi  i tha Pacollit se për shpifje është  numër një.

“Për shpifje je numër 1.  Cështjen e riatdhesimit nuk e kanë  krejta qeveritë po qeveria . Ministria e Punëve të jashtme nuk është marrë me riatdhesim dhe e ka deleguar në minsitritë tjera”, tha Shoshi dhe ka shtuar se qytetarët kanë të drejtë të kthehen.

Pos akuzave ndaj kolegëve të saj deputet, Fitore Pacolli e ka akuzuar edhe kryetarin e Gjilanit, Lutfi Haziri se ka shkelur procedurat dhe ka ndërhyrë në rastin e Agon Musliut, i cili më pas vdiq në karantinën në Qendrës së Studentëve.

 “Është mirë me marrë më shumë informata prej kryetarit tënd që i ka shkelë procedurat dhe jemi këtu ku jemi” i tha ajo.

Ndërkohë Gashi ka thënë se Haziri vetëm i ka shkruar ambasadorit.

“Kryetari i shkruan ambasadorit që të kujdeset për qytetarin Agon Musliu. Sa i përket kapaciteteve të strehimit nuk ka shtet në botë që ka kapacitet të strehimit për qindra në të njejtën kohë, por ka ndërtuar kapacitete për të cilën shihet që ka dështuar”, tha Gashi.

Fitore Pacolli pati përplajse edhe me kryetaren e komisionit Time Kadriaj të cilën e akuzoi për shpifje.

“Po shpif,  po gënjen”

E ashpër me Pacollin u tregua edhe Kadriaj. Ajo tha se VV janë mashtrues dhe shkelës të Kushtetutës. 

“Mashtrues jeni ju shkelësit e kushtetues. Ju pamë  në menaxhimin e pandemisë.  Pse s’ka ardhur me raportu drejtori”, tha Kadriaj.

Ajo madje e ka akuzuar deputeten Pacolli se në udhëtimet jashtë vendit ka lobuar kundër shtetit të Kosovës.

“Ti je qajo që cdo udhëtim jashtë vendit ke lobuar kundër Kuvendit”, tha ajo.

Ndërsa, deputeti  Kujtim Shala propozoi që drejtori i Përgjithshëm në MPJ të ftohet prap për raportim.

“Propozoj që drejtorit t’i japim dy apo tri  data të raportoj dhe informacionin ta kemi nga dora e parë. Propozimi është që të ftojmë prapë për raportim”, tha Shala.

Të ngjashme