Çështja e të pagjeturve assesi të ngritet në Bruksel

Prishtinë | 31 Jan 2017 | 11:47 | Nga

Shoqata e Familjeve të të kidnapuarve dhe të vrarëve në Kosovë pret që në kuadër të dialogut në mes të Prishtinës dhe Beogradit të vendoset edhe çështja e të pagjeturve.

Pa marrë parasysh nëse flitet për serbët, goranët, myslimanët, romët ose shqiptarët e humbur kjo shoqatë kërkon drejtësi për të gjithë.

“Për fat të keq për ne, kjo temë nuk po preket në mënyrë që familjet të cilat që 19 vjet janë duke pritur të mësojë të vërtetën për fatin e të afërmve të tyre të rrëmbyer. Kurrë nuk do të ketë një rezultat pozitiv në negociatat me shqiptarët derisa të vendoset drejtësia për viktimat serbe”, thonë në këtë shoqatë.

Familjet e viktimave janë shprehur kundër pjesëmarrjes së presidentit Hashim Thaçi në dialog, duke e quajtur atë “kriminel”, raporton RadioKim, transmeton Klan Kosova.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme