Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas nesër do të zhvillojë një vizitë pune në Turqi.
Në një deklaratë me shkrim nga Ministria e Jashtme turke thuhet se ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu dhe ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas do të zhvillojnë nesër një takim në Ankara.
“Në takimin që do të zhvillohet në Ankara mes ministrit tonë dhe homologutit të tij gjerman parashikohet që të diskutohen marrëdhëniet dypalëshe, marrëdhëniet Turqi-BE, çështjet e Mesdheut Lindor dhe ato rajonale”, thuhet në deklaratën e ministrisë, transmeton Anadolu Agency.