Çështjet e Mesdheut Lindor, ministri i Jashtëm i Gjermanisë viziton Turqinë

Prishtinë | 24 Gus 2020 | 10:19 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas nesër do të zhvillojë një vizitë pune në Turqi.

Në një deklaratë me shkrim nga Ministria e Jashtme turke thuhet se ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu dhe ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas do të zhvillojnë nesër një takim në Ankara.

“Në takimin që do të zhvillohet në Ankara mes ministrit tonë dhe homologutit të tij gjerman parashikohet që të diskutohen marrëdhëniet dypalëshe, marrëdhëniet Turqi-BE, çështjet e Mesdheut Lindor dhe ato rajonale”, thuhet në deklaratën e ministrisë, transmeton Anadolu Agency.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme