Hulumtuesit kanë gjetur në Universitetin e Australisë se të rinjt kryesisht nga mosha 18-30 vjeç, janë duke e zhvilluar një rritje të çuditshme në anën e pasme të kafkës së tyre.
Shkaktari kryesor për këtë është, apo si e kanë quajtur hulumtuesit “ngarkesë mekanike”, e cila është gjetur vetëm të rinjt e kësaj moshe dhe jo tek ata mbi moshën 40 vjeçare.
Ky studim pretendon që ka gjetur diçka të re, diçka që nuk është observuar më parë, dhe këtu janë disa nga faktet kryesore për të, raporton “Bright Side”.
Studimi i bërë nga David Shahar dhe Mark Sayers kanë gjtur disa detaje shokuese. Pasi kanë mbledhur dhe analizuar të dhëna nga 1 mijë e 200 njerëz, nga mosha 18 deri 86, është gjetur se për disa arsye kjo rritje në kocka janë duke u rritur në adoleshentë dhe të rritur dhe numri i njerëzve me këtë problem është duke u rritur.
Çka e bënë edhe më interesante këtë gjë është kjo rritje prap kafkës së tyre duket si brirë. Disa media kanë raportuar se të rinjtë po rritin ‘brirë’ në anën e pasme të kafkës së tyre për shkak përdorimit të celularëve dhe teknologjisë së tepërt.