Nga ajo që pamë në Prishtinë dhe Beograd, përfshi dekleratat publike, që në fakt nënkupton shumë gjëra nuk i dijmë, në vijim disa pika që kuptuam nga vizita e parë e 5shës pas sulmit terrorist 24/9 në Banjskë:
- Kemi një plan të si të seguencës në tavolinë. Kjo nënkupton që marrëveshja bazë e shkurtit mbetet valide dhe tani po shofim vetëm rreth modaliteteve të zbatimit;
- Nuk do të ketë model të ri dialogu, me gjasë. Miqët Gjerman janë deklaruar që nuk ka kohë dhe procesi është shumë i avancuar për të ndryshuar diçka thelbësisht. Tentohet të përmbyllet zbatimi i marrëveshjes me këtë ekip (kjo nuk dmth që janë të kënaqur me lehtësuesit, por nënkupton që duhetmi me bë më të mirën e situatës);
- Pritet shumë shpejt takim i ri në Bruksel. Dmth intensifikim i dialogut. Sa mundem me kuptu, Kurti dhe Vuciq duhet të shkojnë në Bruksel, por nuk pres takime të përbashkët. Mund të ketë takime të ndara me ta – ky është ‘modeli i ri i dialogut’ përkohësisht. Një shuttle diplomaci, por brenda Brukselit për momentin i cili mund të vazhdoj pastaj në Prishtinë e Beograd;
- Pozicioni i Kosovës pas sulmit 24/9 duket më i mirë dhe përforcuar; KM i Kosovës ka vendosur theks të fortë që ‘siguria e Kosovës është prioritet’; Nuk u përmend në publik largimi i masave të BE ndaj Kosovës;
- AKS mbetet prioritet, por presioni për njohje sa më të gjërë të Kosovës do të shtohet ndaj Beogradit; Seguencat e reja dhe negociatat ndaras me palët në Bruksel mund të sjellin një marrëveshje të zbatimit më të favorshëm për Kosovën;
- Shumica absolute e detyrave dhe marrëveshjes është e mbyllur. Temat kryesore janë modalitetet e zbatimit dhe nënshkrimi/pranimi zytar nga Beogradi!
- Gjuha e emisarit, pas shumë kritikave, është më e balancuar mes Kosovës dhe Serbisë. Dje në Beograd, ndoshta për herë të parë pubikisht, ka ndërlidhuar procesin e anëtarësimit të Serbisë në BE me konstruktivitetin e dialogut me Kosovën.
- Zgjedhjet e parakohshme në veri nuk janë theksuar sa duhet ndoshta. Kjo mund të nënkuptoj që ka një ide që zgjedhjet e ardhshme të mbahen pas marrëveshjes apo pas statutit të asociacionit me ‘rregulla të reja’;
Por në anën tjetër, nuk kemi parë thirrje dhe përdorim të fjalës ‘sulm terrorist’ në Beograd. Nuk ka pas thirrje për largim të mëtutjeshëm të ushtrisë dhe artilerisë ushtarake rreth kufirit më Kosovën. Ndoshta këto tema të rëndësishme të sigurisë duhet të futen në kornizën e bisedave të Brukselit roundeve të ardhshme. Na presin javë shumë intenzive me dialog deri në fund të vitit.