Çfarë mund të presim pas 20 janarit nga dollari amerikan dhe euro?

Prishtinë | 10 Jan 2025 | 11:50 | Nga Arsim Ajeti

Pas rritjes statosferike të bitcoinit dhe aksioneve të Apple dhe Tesla, tani si duket rradhën e ka dollari amerikan të shenojë rritje dhe të merr fronin valutor nga euro. Që kur valuta evropiane u zyrtarizua ne vitin 2000, ajo është tregtuar me vlerë të njejtë me dollarin amerikan vetëm dy herë. Hera e fundit ishte konflikti në Ukrainë. Luftë kjo e cila shkaktoi një krizë të paparë energjitike në Evropë duke nxitur një reçesion të frikshëm. Kjo bëri që valuta evropiane të tregtohet në raport 1:1 me dollarin, për herë të dytë në njëzet vitet e fundit.

Por si është situata aktuale në treg dhe cilat janë projeksionet afatgjata për valutën euro?

Nëse bazohemi tek koncepti heterodoks ekonomikë, atëherë kontinenti europian mund të përfitojë nga forcimi i dollarit amerikan, kjo për shkak të rritjes së eksporteve, ndërkohë që zvogëlohen importet për mallrat tjera.

Ndersa koncepti neoklasikë thotë të kundërtën, dhe në rast se dollari arrin vlerën nominale të eurose në treg, atëherë kjo pashmangshëm do nxit inflacion dhe stagnim ekonomik, Pretendimet e tilla edhe mund të dalin të sakta, por konteksti aktual në të cilin jemi është disi ‘sui generis’ prandaj asgjë nuk është ashtu sic duket. Paradoksalisht, politikëbërësit shpesh mirëpresin një monedhë më të dobët si një mjet për të stimuluar rritjen ekonomike, sepse tregu i bën eksportet më konkurruese.

Pra rriten shitjet dhe zvogëlohen blerjet e jashtme, apo importi. Sic e kam cekur më parë, djalli zakonisht qëndron në detaje, dhe ketu ‘djalli’ është vet tarifa të cilën Z. Trump e konsideron si mjet më të preferuar për të ushtruar presione dipomatike nga njëra anë, dhe për të rritur bilancin tregtar në favor të tij nga ana tjetër.

Prandaj, gjasat janë të mëdha që pretendimet për ndikime pozitive mund të hidhen poshtë, nëse SHBA vendos tarifa për mallrat evropiane.

Një euro më e dobët gjithashtu e bën më të shtrenjtë importin e lëndëve të para dhe kjo mund të rindezë edhe një herë debatin lidhur me presionet e çmimeve me të cilat mund të përballet konsumatori evropian, nëse tarifat e reja amerikane hyjnë në fuqi.

Përsa i përket aludimeve se do ketë rritje çmimesh dhe inflacion të ri në Evropë, edhe kjo mund të jetë pak e besueshme.

Njëra ndër arsyet pse e them këtë është se, megjithë luftën në Ukrainë, kontinenti evropian mbetet vendi më i sigurt dhe më fitimprurës për korporatat e mëdha dhe bizneset novatore amerikane, dhe në rast të një përshkallëzimi tregtar, atëherë do ta pësojnë të dyja palët.

E vërteta është se këmbimi në nivelet 1 me 1 është më tepër një faktor psikologjik se sa ekonomik. Duke u nisur nga ky fakt, investitorët dhe politikëbërësit përgatiten per një periudhë paqëndrueshmërie për euron, pasi opsionet e konvertimit në treg mund ta favorizojnë dollarin, dhe kjo krijonë një disbalancë që mund ta çojë euron më poshtë se sa konvertimi 1:1.

Edhe ashtu valuta euro nuk njihet për qëndrueshmëri në kriza globale. Mund ti cekim dy situata që tregojnë dobsitë e valutës europiane. E para, rritjen artificiale të saj kur filloi qarkullimin zyrtar në vitin 2000, me të cilën arriti të mbizotërojë dollarin amerikan duke u këmbyer 1 me 1.6, ndërsa e dyta, rënia drastike e saj në sfidën e parë serioze të krizës energjetike nga lufta në Ukrainë.

Sa për të rifreskuar kujtesën, valuta euro brenda 72 orëve pas fillimit të konflktit pësoi rënie drastike dhe u tregtua 0.97 me 1 në favor të dollarit. Dhe kjo na bën të kuptojmë se valuta euro i ngjan më tepër ‘një tigri prej letre’ se sa një projekti serioz që bashkon dhe përfaqëson unionin e vlerave, siç pretedon të jetë kontinenti evropian.

Rreziku tjetër mbetet sfera politike, dhe kjo mund të inkurajojë politikanët populistë që kundërshtojnë monedhën e përbashkët, sic kemi partinë ekstreme të djathtë në Gjermani (AfD) e cila edhe ashtu po planifikon një fushatë zgjedhore duke mbrojtur daljen e vendit nga BE dhe euro.

E fundit, por jo për nga rëndësia mbetet konsumatori evropian. Konsumatorët e eurozonës mund të perfitojnë duke ju kthyer turzimit vendor dhe blerjeve lokale. Ngritja e prodhimit, cilësia, dhe cmimet konkurruese në treg do favorizojnë mallrat ‘made in europe’

Në ekonomi, jo çdo rënie konsiderohet fatale. Ndërsa, rënia e euros mund te nxisë rritjen e shitjeve të produkteve që kanë regjistruar humbje të mëdha, dhe këtu specifikisht e kam fjalën për auto-industrinë gjermane, e cila dalëngadalë por sigurt po shkon drejt kolapsit total.

Ironikisht, me balanicimin valutor shitjet mund të rikthehen, së bashku me interesimin e  konsumatorëve globalë për brendet evropiane.

Në këtë mënyrë, ashtu siç pretendonte edhe Ajnshtajni se ‘pas çdo krize eventuale fshihet një mundësi fenomenale’, edhe evropianët mund ta shfrytzojnë këtë mundësi, ndërkohë që valuta e tyre po vazhdon të tkurret kundrejt dollarit amerikanë.

Të ngjashme