Jennifer Lopez është artiste shumëdimensionale! Këngëtare, aktore, producent, kërcimtare, disenjator dhe autore librash.
Në moshën 46 vjeçe, Lopez duket siç të gjithë ne do ëndërronim të dukeshim në atë moshë. Ajo ia faturon këtë, në pjesën më të madhe, ushqimit dhe pijeve që konsumon, ku bën pjesë një dietë e pasur me jeshillëqe si kale, lakra Brukseli dhe kunguj të vegjël, si dhe proteina të shëndetshme, si salmon, pulë dhe quinoa.
Ndërsa ndonjëherë edhe dorëzohet para ndonjë ëmbëlsire, duket se kokrrat e vogla të çokollatave janë të preferuara e saj, ajo nuk shkel asnjëherë disa rregulla të tjera, nuk pi kurrë alkool, kafe dhe as tymos.
“Ato ta rrudhosin lëkurën dhe ti dukesh më e vjetër”, ka thënë ajo. Nëse dëshiron të pijë kafe ndonjëherë, porosit decaf, që ka sasinë minimale të kafeinës.
Kafeina njihet për ndikimin e saj në lëkurë. Duke qenë që ajo aktivizon hormone e stresit, që ndikojnë rritjen e prodhimit të yndyrës në lëkurë, ndonjëherë njerëzit ia atribuojnë shfaqjen e akneve, konsumit të tepërt të kafeinës.
Dhe për shkak të vetive të saj diuretike, kafeja mendohet që dehidraton dhe kjo e dëmton lëkurën. Megjithatë gjithmonë nëse konsumohet në sasi të madhe. Jennifer Lopez mund ta pijë ndonjë filxhan kafe herë pas here dhe sërish do kishte të njëjtin shkëlqim fytyre.
Duket e pabesueshme sesi Lopez me programin e saj të ngjeshur, ajo është në spektaklin Shades of Blue, anëtare jurie në World of Dance dhe mban koncerte të rregullta në Planet Hollywood…nuk pi kafe. Megjithatë ajo ka thënë që i pëlqejnë “nëntë apo dhjetë orë të mira gjumë”, por i ka “të detyrueshme” shtatë apo tetë orë në nate. Ndoshta po të pushosh mirë, kafeina thjesht nuk duhet.