Çfarë porosie ka Enver Hoxhaj përmes librit të Kissingerit

Prishtinë | 09 Kor 2017 | 16:55 | Nga

Ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj i cili doli i dyti me vota në PDK, pas kryetarit Kadri Veseli, kohëve të fundit ka nisur një seri postimesh më ndryshe nga çfarë jemi mësuar t’i shohim prej tij.

Nisur, mbase nga profili akademik, ai poston foto me libra por të cilat i shoqëron edhe me thënie të caktuara e mesazhe politike.

Një të tillë, duket që Hoxhaj e ka pasur sot për kundërshtarët politikë në Kosovë, transmeton Indeksonline.

Ja çfarë shkruan në Facebook:

“Duke lexuar biografinë e jashtëzakonshme për Henry Kissingerin nga Ëalter Isaacson kuptoj se politika nuk është vetëm betejë për pushtet por edhe betejë për ide! Por, çfarë vlere kanë idetë pa fuqinë dhe domosdoshmërinë e jetësimit të tyre. Prandaj, PDK i ka të dyja – fuqinë dhe idetë”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme