Mediat në Serbi raportojnë se para gjykatës në Mitrovicë janë pritur nga kryetari i Komunës së Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq.
Gjuriq, siç raporton “Novosti”, ka thënë se ai dhe Selakoviq kanë ardhur sot në Mitrovicë që të diskutojnë me serbët e Kosovës për të ardhmen e, siç ka thënë ai, “krahinës jugore” dhe ka porositur që pa ta nuk ka zgjidhje për “Kosovën e Metohinë”.
“Erdhëm ashtu siç premtuam dhe u morëm vesh para disa ditësh. Erdhëm që t’ju përcjellim mesazhin se Kosova e Metohia dhe veriu i KeM asnjëherë nuk do të jenë pjesë e Kosovës së vetëshpallur apo të Shqipërisë së madhe”, ka thënë Gjuriq.
Ai ka shtuar se politika e Serbisë arritja e një kompromisi që do të nënkuptonte se “Serbia në KeM duhet të fitojë diçka”.