Ekspertët thonë që zgjedhja e ngjyrës, e cila dominon në vizatimet e fëmijëve, shumëçka mund të zbulojë për karakterin e vogëlushit tuaj
Nëse deri tani nuk i keni kushtuar kujdes ngjyrave të cilat dominojnë në vizatimet e vogëlushëve tuaj, përmirësoni gabimin dhe filloni t’i kushtoni kujdes.
Ekspertët shpjegojnë që zgjedhjen të cilën e bëjnë shumëçka mund t’ju tregojë për karakterin e fëmijës.
E kaltra
Ajo është ngjyra e dashur e vogëlushëve socialë inteligjentë dhe të kujdesshëm.
E verdha
Ngjyra e diellit është zgjedhje e qenieve të hareshme, të ngrohta dhe inteligjente.
E trëndafilta
Ky është përfundimisht tregues që fëmija juaj ka nevojë të theksuar për dashuri dhe respekt të më të afërmve, por edhe kujdes të rrethit.
E kuqja
Ka të bëjë me kureshtjen dhe nevojën e përhershme për shqetësime.
E gjelbra
Ngjyra e barit dominon në vizatimet e fëmijëve të cilët dëshirojnë të jenë ndryshe. Kanë shpirt të vërtetë artistik dhe prandaj adhurojnë lirinë dhe spontanitetin.
Vjollcë
Kjo nuancë zbulon vogëlushin i cili dëshiron të marrë iniciativën dhe është i sigurt në vetveten