Challand: Nuk mund të rrezikojmë shumë në këto dy ndeshje, në tetor kemi Maqedoninë

Prishtinë | 31 Gus 2020 | 11:52 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Selektori i kombëtares së Kosovës ka folur për dy ndeshjet e radhës që Kosova do ti zhvillojë në kuadër  të eliminatorëve në Ligën e Kombeve

Kosova luan me 3 shtatorë kundër Moldavisë në Itali, ndërsa më 9 shtator kundër Greqisë në Prishtinë.

Për këto dy ndeshje Challand ka thënë se nuk guxon të rrezikojë shumë me lojtarët, pasi ende nuk janë në formë më të mirë. Ai ka lë  të kuptohet se ndeshja e tetorit kundër Maqedonisë, mbetet fokusi i tij, raporton Ekonomia Online.

“Do të luajmë kundër Greqisë në Prishtinë, por te gjithë e din se Greqia ka shumë futbollistë të famshëm. Emri i tij është Senega dhe pak a shumë njihet si filozof dhe ai më ka thënë se më duhet të vallëzoj në stuhi duke rënë shi dhe kjo ndeshje do të vij në këtë periudhë. Përkufizimi është se në çfarë periudhe ishim. Kjo periudhë është paksa e vështirë dhe ajo se çfarë kam menduar për ndeshjen me Maqedoninë ka rënë poshtë, sepse tani më duhet të mendoj për ndeshjen me Moldavinë dhe Greqinë”, tha ai.

Trajneri tha se në këto dy ndeshjet e para nuk mund të rrezikojnë shumë, pasi që në tetor Kosova luan me Maqedoninë e Veriut.

“Nuk është e lehtë për ta pasur një ekip të kompletuar duke pasur parasysh se kemi një situatë që ka lojtarë akoma duke stërvitur e disa të tjerë që nuk kanë luajtur që nga përfundimi i sezonit. Pra nuk mund të rrezikojmë shumë me një lojtar që nuk ka luajtur sepse atëherë ne mund të rrezikojmë ndeshjen me Maqedoninë që e kemi në tetor”, u shpreh ai.

Të ngjashme