Përfaqësuesja e Kosovës është gati për miqësoren e dytë në Francë, atë me Burkina Fason.
Në stërvitjen e së hënës të gjithë lojtarët u panë në gjendje optimale fizike, me përjashtim të Edon Zhegrovës, i cili ka ndier një shqetësim të lehtë, por jo diçka serioze.
Stërvitja në përgjithësi ishte e lehtë dhe e bazuar në ushtrimin e skemave taktike. Përballjen me Burkina Fason, përzgjedhësi Bernard Challandes e konsideron si test të vështirë për Kosovën, teksa paralajmëroi edhe ndryshime në formacion
“Do të jetë një ndeshje shumë më ndryshe dhe shumë më e vështirë se ajo ndaj Madakasgarit. Do do të jetë një test i mirë për të provuar forcat tona me një ekip që është më lart në renditjen e Fifa-s. Po punojmë mirë dhe do të bëjmë disa ndryshime në formacion, por ende nuk kam vendosur.”
Sulmuesi Vedat Muriqi kërkon fitore ndaj perfaqësueses afrikane, për t’u ngjitur edhe më shumë në ranglistën e FIFA-s.
Me tone optimiste për përgaditjet dhe miqësoren e dytë folën edhe mbrojtësit Fidan Aliti dhe Mërgim Vojvoda.
Kosova – Burkina Faso luhet këtë të martë në orën 18:00 në “Stade Jean Rolland” në Franconville.