Cristiano Ronaldo po e ndjek Alessandro Del Piero me dy gola më pak për t’u bërë golashënuesi kryesor i Juventusit në fazat e eliminimit të Champions League.
Pa llogaritur formatin e vjetër të Kupës Evropiane dhe raundet paraprake ose fazat e grupeve, Ronaldo aktualisht është i treti në listën e golashënuesve të Bianconerëve në fazat e eliminimit të garës.
Kupa Evropiane u shndërrua në Liga e Kampionëve në vitin 1992 dhe Juventus fitoi garën në 1995-96.
Me Ronaldon që ishte golashënuesi i vetëm i klubit në fazat e eliminimit të garës dy sezonet e fundit, ai tashmë është ngjitur në vendin e dytë me Filippo Inzaghi.