Jon Tarifa po vazhdon të bëjë karrierë muzikore në rrafshin ndërkombëtar.
Ai në muajin janar kishte sjell këngë më të re të titulluar “Chasing Dreams”, të cilin e ka shoqëruar me video të veçantë.
Kjo këngë ishte edhe hit në shtetin holandez, aty ku po jeton dhe vepron tash e sa vite këngëtari ynë.
Artisti ka zbuluar një sukses të ri të arritur në aspektin e karrierës muzikore, e cila gjë është për herë të parë.
“Jam i lumtur të njoftoj se kënga ime ‘Chasing Dreams’ është nominuar për këngën e vitit 2018 në Den Haag FM. Do ta vlerësoja shumë nëse mund të votonit për këngën”, ka shkruar ndër të tjerash në llogarinë personale në Instagram.
Theksojmë se këngëtari tash e sa vite është martuar me Kimberlyn, me të cilën po pritet të bëhet prindër.
Ndryshe, Tarifa është duke punuar në projekte të reja muzikore që do t’i sjell gjatë muajve në vijim.