Chelesa është në kërkim të një mbrojtësi, që në fund të del si zëvendësues ideal i John Terryt.
Legjenda e Chelseat është afër përfundimit të kontratës, dhe njëkohësisht edhe karrierës si futbollist profesionist.
Pa Terryn, Blutë e Londrës do të kenë probleme në mbrojtje, por për këtë gjë është duke u përkujdesur Antonio Conte i cili ka ofruar 30 millionë funta për shërbimet e mbrojtësit, Ben Gibson.
23-vjeçari ka luajtur 20 ndeshje në Premier Ligë te skuadra e Middlesbrought, duke i ndihmuar atyre të tregojnë rezultate të mira.
John Terry të cilit kontrata i skadon në fund të sezonit, është duke u kërkuar nga dy klube, Bournemouth dhe Aston Villa.