Chelsea është shumë afër të sigurojë shërbimet e yllit rus, Aleksandr Golovin, raporton Goal.
Sipas këtyre raporteve thuhet se klubi londinez ka bërë progres në bisedimet me agjentin e lojtarit, transmeton Koha.net.
Në garë për të është edhe Juventusi që ka ofruar 20 milionë euro, megjithatë klubi anglez që është në pronësi të miliarderit rus, Roman Abramoviq i ka konfirmuar CSKA Moskës se do të ofrojnë rreth 30 milionë euro, aq sa kërkon klubi rus.
Golovin, 22 vjeçar, ka bërë një paraqitje të jashtëzakonshme me Rusinë në Botërorin që po zhvillohet në këtë vend.