Skuadra e Frank Lampard shkëlqeu në pjesën e dytë ku shënoi dy gola, për të marrë kështu një fitore të rëndësishme si mysafirë në javën e shtatë të Premier Ligës
Chelsea ka bërë një lojë të bukur sonte duke e mposhtur me rezultat 0-2 skuadrën e Burnley.
Blutë e Londrës ishin më të mirë që në fillim të pjesës së parë dhe goli i parë i tyre erdhi nga i transferuari këtë verë në Chelsea, Ziyech.
Ai shënoi në minutën e 26-të të ndeshjes.
Në pjesën e dytë, Burnley synoi rikthimin dhe ishte afër për ta bërë këtë pasi që krijuan disa shanse për shënim.
Fillimisht ishte Kurt Zouma që shënoi me kokë në minutën e 63 pas harkimit përfekt nga këndi të Mason Mount.
Goli i tretë, që doli të jetë edhe i fundit, u shënua nga një blerje tjetër e Chelsea, Timo Werner, i cili u shërbye me një top të mirë nga Ziyech për të shënuar kështu në minutën e 70-të te ndeshjes.
Chelsea pati edhe disa mundësi shënimi gjatë pjesës së dytë por nuk i shfrytëzuan si duhet.
Megjithatë, pas kësaj ndeshje Blutë e Londër ngritën në vendin e 4 me 12 pikë, aq sa ka Aston Villa dhe Leicester City por që kanë golëdallim më të keq se Chelsea. Ndërkohë Burnley është në vendin e fundit me vetëm një pikë të tubuar deri me tani.