Chelsea u shpall kampion i Anglisë për herë të gjashtë në histori të klubit, me fitoren 1:0 kundër West Bromit të premten
Titulli tashmë është siguruar dy xhiro më herët, dhe Conte ka luksin të bëjë rotacione në skuadër dhe t’u japë minutash të rinjve të skuadrës, transmeton Sportali.net.
Por ai mund të vazhdojë me skuadrën më të fortë, pasi Chelsea po i afrohet një rekordi impresiv në kampionatin anglez.
“Të Kaltërit” aktualisht kanë 28 fitore në kampionat këtë sezon, dhe nëse shënojnë fitore në dy ndeshjet e fundit, Chelsea do të bëhej skuadra e parë në histori të Premier Leagues që arrin shifrën e 30 fitoreve brenda një sezoni.
Është pikërisht Chelsea, klubi që mbanë rekordin për më së shumti fitore në Premier League me 29, sa i kishte regjistruar në dy fushata, 2004/05 dhe 2005/06 nën urdhrat e Jose Mourinhos.