Kampioni në fuqi i Anglisë, Chelsea po dëshiron ta përforcojë repartin ofensivë.
Londinezët nuk e kanë nisur siç është më së miri këtë edicion pasi kanë mbetur mbrapa garës për titull.
E kjo është arsyeja që Antonio Conte po kërkon ta përforcojë repartin ofensivë.
I pari në listë për tu transferuar në Londër është sulmuesi nga Bregu i Fildishtë, Wilfried Zaha.
Ish-anëtari i Manchester United ka pasur një vit të mirë personal këtë edicion me fanellën e Crystal Palace.
Në 13 ndeshje, 25-vjeçari Zaha ka shënuar katër gola dhe ka asistuar në tre të tjerë.
Kjo ka bërë që ai të kërkohet nga Antonio Conte i cili ka kërkuar nga drejtuesit e klubit transferimin e tij në ‘Stamford Bridges’.
Sipas medieve angleze, Chelsea është e gatshme ta paguajë klauzolën e lojtarit prej 30 milionë funteve.
Zaha u rikthye te Crystal Palace pas disa viteve të kaluar tek Manchester United por që nuk arriti të lë gjurmë.