Chelsea është duke menduar të bëjë ofertë për Zinedine Zidane derisa po shtohen raportimet për shkarkimin e mundshëm të kryetrajnerit, Maurizio Sarri.
Sarri u emërua trajner i Chelseat pas periudhës së suksesshme me Napolin. “Blutë” nisën mirë sezonin, por forma e tyre ka qenë e dobët.
Fundjavën e kaluar Chelsea u turpërua nga Manchester City me rezultat 6 me 0, duke shtuar edhe më shumë zërat për shkarkimin e Sarrit.
Sipas gazetës britanike “The Sun”, Chelsea po mendon afrimin me Zidane që është i lirë që prej largimit nga Real Madridi kur fitoi Ligën e Kampionëve për herë të tretë me radhë.