Chelsea lëshon fitoren nga duart

Prishtinë | 31 Gus 2019 | 18:11 | Nga Ekonomia Online

Chelsea ka lëshuar fitoren nga duart në përballjen me Sheffield Unitedin në xhiron e katërt të Premier Ligës.

Ekipi i Frank Lampardit ishte në epërsi prej dy golash pas pjesës së parë. Tammy Abraham realizoi në minutat 19 dhe 43 për 2 me 0, por mysafirët arritën në fund të dalin me një pikë nga Stamford Bridge.

Callum Robinson ngushtoi epërsinë në minutën e 46-të, ndërsa Kurt Zouma realizoi gabimisht në portën e tij për të barazuar gjithçka në 2 me 2 në minutën e 89-të.

Pas katër ndeshjeve deri tash, “Blutë” kanë vetëm pesë pikë në tabelë.

Të ngjashme