Chelsea nis bisedimet për zgjatje kontrate me Kanten

Prishtinë | 14 Tet 2018 | 14:02 | Nga Ekonomia Online

Chelsea raportohet se ka nisur bisedimet me N’Golo Kanten për zgjatjen e kontratës dhe për të larguar interesimin e Paris Saint-Germainit.

Francezi ka edhe tre vjet kontratë në marrëveshjen aktuale, që kur u transferua prej Leicesterit më 2016 për 32 milionë funte, transmeton koha.net.

Kante ka pasur shumë sukses në Londër, duke zgjuar interesim të shumë skuadrave, me parisienët që konsiderohen favoritë.

Sipas “The Mirror”, “Blutë” frikësohen se 27-vjeçari mund të largohet dhe i kanë ofruar kontratë të përmirësuar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme