Chelsea ofron 60 milionë euro për Alissonin

Prishtinë | 05 Qer 2018 | 14:33 | Nga

Chelsea raportohet se ka bërë një ofertë për portierin e Romës, Alisson.

Portieri brazilian, i cili pritet të jetë numër një i vendit të tij në Kupën e Botës këtë verë, ka pasur një ngritje të pabesueshme në karrierë sezonit mbresëlënës me romakët.

Ai ka qenë shumë i lidhur me Real Madridin dhe Liverpoolin gjatë kohëve të fundit, me të dy finalistët e Ligës së Kampionëve që mendohet të jenë në treg për portierët e rinj.

Megjithatë, sipas Pagine Romaniste, edhe rivali i “The Reds” në Ligën Premier, Chelsea ka bërë ofertën e parë zyrtare për 25-vjeçarin.

Mendohet se “The Blues” kanë bërë një ofertë prej 60 milionë euro për lojtarin, ndërsa do t’i ofrojnë pagë vjetore prej 4.5 milionë eurove.

Sipas raportit, megjithatë, ka shumë pak gjasa që drejtori sportiv Monchi të pranojë ofertën.

Në vend të kësaj, Roma do të presë deri pas Kampionatit Botëror përpara se të marrë parasysh biznesin – me kalimin e kohës shfaqjet e Alisson në turne shpresojnë ta rrisin vlerën edhe më tej.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme