Chelsea prezantoi një projekt fantastik pak kohë më parë, për rikonstruksionin e stadiumit “Stamford Bridge”.
Por, një familje që jeton shumë pranë stadiumit, pretendonte se nuk jepte miratimin e vet në Këshillin Bashkiak, me pretendimin se ndërtesa e madhe i pengon dritën e diellit.
Çifti që jetonte në atë banesë, kërkonte një dëmshpërblim prej 20 milionë eurosh, që të lejonte ndërtimin e impiantit të ri. Ishte klubi londinez, ai që mendoi t’i ofronte vetëm 1 milion stërlina dëmshpërblim çiftit, por ata refuzuan dhe e vazhduan këtë luftë në gjyq.
Por, më në fund, rruga e punimeve është hapur, duke qenë se palët kanë rënë dakord për një shifër të madhe parash. Edhe pse është e mbajtur sekret, shifra duket se i kalon 1 milionë stërlina.