Chelsea është përqendruar plotësisht në transferimin e Andrea Belottit nga Torino, pasi humbi garën për Romelu Lukakun.
Kampioni anglez është në kërkim të një sulmuesi tjetër pasi ai belg u zyrtarizua te Manchester Unitedi për 80 milionë euro.
The Mirror raporton se “Blutë” do të përqendrohen tërësisht në italianin 23-vjeçar, për të cilin janë të gatshëm të paguajnë deri në 90 milionë euro, aq sa kërkon edhe Torino për të.
Chelsea është duke monitoruar edhe situatën e Alvaro Moratas te Real Madridi.