Chelsea po i prin garës për transferimin e Alex Telles

Prishtinë | 31 Maj 2020 | 16:33 | Nga Ekonomia Online

Chelsea është duke i prirë garës për transferimin e Alex Telles nga Porto.

Lojtari ka bërë të ditur se ai dëshiron të largohet nga skuadra portugeze, derisa The Blues duan të përforcojnë krahun e majtë të mbrojtës.

Sipas asaj që raporton Tuttosport, Chelsea e ka parakaluar Paris Saint-Germainin për transferimin e Telles.

Mediumi italian bën të ditur se lojtari kishte bisedime me të dyja klubet, mirëpo skuadra nga Liga Premier është më afër t’i marrë shërbimet e tij.

Mbrojtësi i majtë ka arritur që në këtë edicion të shënojë dhjetë gola, e që kjo ka bërë që Frank Lampard të kërkojë transferimin e tij.

Trajneri anglez e sheh atë si zëvendësues të Marcos Alonsos që nuk po tregon formë të lartë. 

Të ngjashme