Chelsea pritet të fitojë një bonus të madh pasi Hazard fitoi titullin me Real Madridin

Prishtinë | 17 Kor 2020 | 14:50 | Nga Ekonomia Online

Chelsea thuhet se do të marrë një bonus të madh prej 10 deri 15 milionë funtesh pasi Eden Hazard ndihmoi Real Madridin të fitojë titullin në La Liga këtë sezon.

Real Madrid u kurorëzuan kampionë të Spanjës pas fitores së tyre ndaj Villarrealit dhe dështimit të Barcelonës ndaj Osasunas të enjten mbrëma.

Dhe Hazard, i cili u bashkua me gjigantët evropianë gjatë verës, është vendosur të fitojë ca para për skuadrën e tij të mëparshme.

Chelsea është afër të fitojë një shifër të konsiderueshme parash pasi ashtu ishte nënshkruar një klauzolë pas suksesit të Real Madridit në ligë.

Sipas mediave britanike, klubi nga Stamford Bridge do të marrë një bonus prej 10 deri në 15 milionë funte.

Hazard ndërroi Chelsean për Real Madridin gjatë verës në një marrëveshje prej rreth 130 milionë funte (përfshirë bonuset).

Megjithatë, ylli i Belgjikës arriti vetëm 16 paraqitje në ligë pas një sezoni të mbushur me lëndime. 

Të ngjashme