Chelsea është futur në garë për transferimin e Jerome Boatengut nga Bayern Munich.
Mbrojtësi gjerman thuhet se po kërkon një aventurë të re dhe dëshiron të largohet nga Allianz Arena në këtë verë.
Ka kohë që 32-vjeçari po kërkohet nga Arsenali, mirëpo tani në garë për të është futur edhe rivali i tyre lokal Chelsea.
Jerome Boateng
Mikel Arteta dhe Frank Lampard duan që të kenë eksperiencë në mbrojtjen e tyre dhe Boateng është favoritë për të kaluar në Ligën Premier.
Bayern Munich është i hapur që të shesë mbrojtësin në fatin kalimtar, pasi në kontratën e tij ka mbetur vetëm edhe një vit.
Kampioni i Bundesligës do të përfitonte nga shitja e tij rreth 15 milionë euro dhe Arsenali e Chelsea do të bëjnë një ‘luftë’ për transferimin e tij. /Telegrafi/