Chelsea nuk e ka ndërmend të heqë dorë nga Hazardi dhe për këtë është duke bërë gati kontratën e re për belgun që pritet t’i shpaloset lojtarit gjatë vitit 2018.
Babai i Eden Hazard ka tronditur “Blutë e Londrës” duke e pranuar haptazi se mesfushori belg ka refuzuar kontratën me Chelsean dhe se pret ofertë nga Real Madridi.
Lojtari ka kohë që ka shprehur admirimin për trajnerin e 12 herë kampionëve të Evropës, Zinedine Zidane, me të cilin dëshiron të punojë te “Los Blancos”.
Por, Chelsea nuk është e gatshme të heqë dorë nga 26 vjeçari.
Sipas asaj që raporton Goal, drejtuesit e klubit anglez janë duke punuar në vazhdimësi për një tjetër kontratë për belgun, pasi dëshirojnë ta mbajnë me çdo kusht në “Stamford Bridge”.
Edhe Antonio Conte shpreson që Hazardi të rinovojë kontratën pasi e sheh si një lojtar shumë të rëndësishëm për kampionin aktual të Anglisë.
“Rinovimi i Hazardit? Përgjigjja ime është gjithmonë e njëjta: kjo është bisedë private mes klubit dhe lojtarit si dhe agjentit të futbollistit”, tha ai këtë të premte. “Jam krenar që e kam në skuadër, jam i lumtur që punoj me të”.