Kapiteni i Juventusit, Giorgio Chiellini, e ka pranuar dashurinë dhe respektin që ka për yllin e Manchester Unitedit, Paul Pogban, por nuk dëshiron t’i ushqejë spekulimet për transferimin e tij.
Francezi do të përballet më ish-bashkëlojtarët e tij për herë të parë sonte në “Old Trafford”, dhe kohëve të fundit ka qenë i lidhur me një kthim në Torino, transmeton Express.
Chiellini, megjithatë, nuk dëshiron të flasë për këtë.
“Më vjen keq që çdo gjë që ne e themi për të është po përdoret në tregun e transferimeve”, tha Chiellini.
“Ka vetëm dashuri dhe respekt për një djalosh, të cilin e pamë duke u rritur dhe pastaj duke luftuar. Mendoj se kjo ndjesi është e ndërsjellë”, shtoi ai.