Cila është rëndësia e njësiteve elite speciale policore për një shtet?

Prishtinë | 02 Nën 2023 | 09:35 | Nga Fadil Curri

Kohët moderne, në aspektin e sigurisë, me vete kanë sjellë edhe kërcënimet apo luftën hibride e që karakterizohen nga përhapja e të ashtuquajturave kërcënime për sigurinë e një vendi: trafikimi me qenie njerëzore, terrorizmi, migrimi, ndryshimet klimatike, krimi i organizuar dhe të ngjashme.

Këtyre aspekteve të lartëcekura të qytetërimit modern u kushtohet më shumë rëndësi sesa në të kaluarën, kur objekti referues mbizotërues i mbrojtjes ishte shteti me vlerat e veta dhe kur fuqia ushtarake e shteteve të tjera ishte shembull i një kërcënimi të përgjitshëm , e që duhej luftuar me të gjitha forcat.

Sido që të jetë, aktualizimi i kërcënimeve të reja nxit nevojën për t’u përballur me to në një mënyrë të vlefshme. Pas sulmit terrorist në shtatorin e vitit 2001 mbi kullat binjake në SHBA, shtetet e botës gjegjësisht sistemet e sigurisë së këtyre shteteve morrën një mandat tjetër atë të luftimit global të terrorizmit, dhe këto sisteme të sigurisë së shumë vendeve të botës po trajnojnë njësi elitare speciale të tyre për t’iu kundërvënë këtij kërcënimi në mënyrën më profesionale të mundur.

Bazuar në zhvillimet kundër terrorizmit përpjekjet amerikane nuk do të thojnë aspak fillimi i rrezikut të këtij lloj konflikti asimetrik, por në shkallë globale, luftës kundër terroristëve i kushtohet shumë më tepër vëmendje.

Edhe Kosova, si një pjesë integrale e eruposë dhe botës, ka qenë praktikisht që nga shpallja e pavarësisë së saj që nga viti 2008 cak i aktiviteteve të ndryshme që kanë përcaktar aktivitet terroriste – shembujt si bashkangjitja e të rinjëve Kosovar luftës së ISIS-t sipas tyre “për luftën e drejtë në mbrojtje të tokës së Shamit”, kapja e shumë grupeve kriminale, deri te sulmi I fundit terrorist i 24 shtatorit I grupeve paraushtarake terroriste të përgatitura nga Serbia me qëllim të aneksimit të veriut të Kosovës.

Dhe kur flasim për përballimin e këtij kërcënimi, ka një ndarje të përgjegjësive midis instancave të ndryshme jo vetëm të sistemit të sigurisë, por edhe të shoqërisë në tërësi.

Në të njëjtën kohë, masat e përgjithshme parandaluese zbatohen nga institucionet si familja, shkolla, instutucionet fetare, organizatat politike, mediat dhe organizatat joqeveritare, ndërsa në aspektin reaktiv janë të angazhuar komponentët ekzekutivë të sistemit të sigurisë – shërbimet e sigurisë.

Ndërsa është një përceptim i përgjithshmë se sado që popullata e një vendi është e organizuar luftës kundër krimeve ndaj një shoqërie mund ti kundërvihet një veprim i përpiktë kundër terroristëve e që është i nevojshëm, neutralizimi bëhet i mundur nëse kryhet nga njësitë me një qëllim të veçantë. Në atë moment, në skenë hyjnë formacione policore (por jo vetëm), hibride të këtij lloji, në listën e përgjegjësive të të cilave përfshihen detyrat e shtypjes së aktiviteteve terroriste.

Njëistet elitare speciale të policisë me vetë faktin që janë të përgaditura dhe ushtruara nga shtetet mike janë të afta të zgjedhin shumë situata të cilat karakterizohen me rrezikshmëri të lartë, ata janë në gjendje të qëndrojnë larg mbështetjes për periudha të gjata kohore, ato janë njësi të vetme policore të trajunuara në luftë kundër akteve terroriste, përzgjedhja në këtë njësi është jashtëzakonisht e mundimshme dhe burrat dhe gratë që përzgjedhen për këtë njësi janë më të mirët vendit.

Bazuara në aktet ligjore njëistet e specializuara antiterroriste kryejnë disa detyra me kompleksitet dhe rrezikshmëri të lartë. Pra bazuar në listën e e kompetencave të njësiteve speciale policore dhe pikpamjen stereotipike të angazhimit në situata të rrezikut të lartë (sulme ose kërcënime terroriste, situate pengjesh, rrëmbim). Bazuar në rëndësinë e sigurisë në tërësi shteti duhet që të investoj në këto njësi dhe anëtarët e këtyre njësive ti stimuloj me të ardhura të denijtetshme tua bëjë edhe sigurinë shëndetësore dhe atë jetësore, dhe duhet që këto njësitë elitare policore ti bëjë atraktive në atë mënyrë që interesimi ti bashkëngjitet këtyre njësiteve nga të rinjtë të jetë I lartë.

Të ngjashme