Cila është situata e sigurisë dhe a ka tensione në Kosovë? NATO del me njoftim

Prishtinë | 01 Shk 2022 | 16:58 | Nga Ekonomia Online

NATO dhe KFOR-i në Kosovë vlerësojnë se situata në vend tani është shumë më e qetë se dikur.

Kështu thuhet në një njoftim të kësaj force ku shkruhet se në Kosovë ka ende tensione të cilat ndodhin me raste.

“Situata në Kosovë tani është shumë më e qetë se dikur, por ndonjëherë tensionet ende ndodhin. Kjo është arsyeja pse Forca e Kosovës e udhëhequr nga NATO [ @NATO_KFOR ] është ende kyçe për sigurimin e stabilitetit në rajon”, thuhet në postimin e KFOR-it dhe NATO-s.

Kujtojmë se forcat e KFOR-it janë të vendosura në Kosovë që prej përfundimit të luftës më 1999.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme